Broja merr notën 8, vetëm Uord-Prause vlerësohet gjysmë note mbi të!

Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e sulmuesit 20-vjeçar që duket se po bëhet çdo ditë e më i mirë në Premier Ligë. Armando Broja arriti te goli i tij i 6-të në kampionat, duke ndihmuar Sauthemptonin në një fitore të mëdhe 3-2 në stadiumin e Totenhemit, dhe i huazuari nga Çelsi nuk mori lavdërime vetëm për golin. Edhe pse humbi 2 raste të mirë në pjesën e parë, sërish paraqitje e tij ishte e nivelit tepër të lartë, aq sa i dhanë notën 8. Vetëm shoku i ekipit, Uord-Prause mori më shumë, 8.5. Shqiptari ka shënuar 4 gola në shtëpi dhe 2 të tjerë jashtë fushe. Një tifoz i Çelsit lëshoi lutjen në Tuiter për klubin e tij: “Mos e shisni (Brojën)! Nuk është e vështirë për ta bërë! Thjesht mos e bëni!” Një tjetër shkruajti se “mezi pres ta shikoj në “(Stemford) Brixh”! Ky njeri ka gjak blu në venat e tij!” Broja ka shënuar 8 gola gjithsej në 23 ndeshje, si dhe ka dhënë 1 asistë. Ai ka mesataren 1 gol për 135 minuta, që do të thotë dy gola për çdo dy ndeshje.

Sfidanti.al