Interi mendon Serinë A e Championsin, por edhe kupa të jep 10 milionë euro!

Shifra quhet e majme për një kompeticion që nuk duket shumë i rëndësishëm. Interi i Milanos gjithsesi nuk duhet t’i bëjë naze sepse fitorja e Kupës së Italisë i jep deri 10 milionë euro. Të tilla vlerat financiare të konkurrimit të tretë për nga rëndësia në Itali, pas Championsit dhe Serisë A. Zikaltërit duan së pari të ruajnë titullin në kampionatin italian, por edhe të ecin në Ligën e Kampionëve ndonëse do të kenë përballë Liverpulin. Për Kupën, ata janë vetëm dy hapa larg pasi fituan çerekfinalen ndaj Romës me shifrat 2-0 në “San Siro”.

Sfidanti.al