Barça është “thesari” i Interit, 5.8 milionë euro nga biletat!

Dikur, në vitet 90-të dëgjonin radion italiane që transmetonte ndeshjet e Championsit apo Serisë A, dhe komentatorët e shkëlqyer theksonin se “të ardhurat nga biletat janë 1 miliardë lireta”, apo “dy miliardë lireta” deri në 3 miliardë. Sot është koha e Euros, dhe çmimet natyrisht kanë shkuar përpjetë, veçse bën habi shifra e mbledhur nga shitja e biletave në ndeshjen e Championsit, Inter-Barcelona në “San Siro”.

Plot 5.8 milionë euro (do të kishin qenë 12 miliardë lireta të vjetra)! E bën me dijë vetë Interi, në rrjetet sociale dhe me njëfarë krenarie, duke theksuar se ky është rekordi për një skuadër italiane në Ligën e Kampionëve. Ardhja e Barcelonës, pas 8 vitesh në Milano sjell jo vetëm emocione të mëdha futbolli, por edhe “shpërthim ekonomik”, madje edhe kur Mesi është në dyshim.

Sfidanti.al