Luan Mesi, s’luan Mesi! Inter, më mirë mendo Barcelonën!

“Ai është në atë pikë që mund të jetë i disponueshëm”. Kështu foli Ernesto Valverde në prag të duelit të madh të Championsit, ndaj Interit. Pra, Barcelona mund ta ketë “margaritarin” vet vetëm 2 javë pasi theu krahun, në vend të 3 javëve që ishte parashikimi. Asgjë nuk është vendosur, edhe pse Leo udhëtoi për në Milano dhe u stërvit në “San Siro”, veçse italianët duhet të mendojnë më mirë Barcelonën sesa thjesht Mesin.

Në sfidën e parë, katalanasit fituan 2-0 pa argjentinasin, po ashtu ata shkatërruan 5-1 Realin në “El Klasiko” pa kapitenin, dhe ia dolën 3-2 në fushën e Rajo Vajekanos në kampionat.

Sfidanti.al