Edhe Mohamed Salah e ka statujën e tij në ‘stilin Ronaldo’.

Ashtu sic ka ndodhur me Kristiano Ronaldon, edhe për Mohamed Salah është krijuar një statujë që u ekspozua në Ëorld Youth Forum në Sharm el Sheikh për periudhën 3-6 nëntor. Autori i kësaj statuje është skulptori egjipitan Mai Abdel Allah. Sipas ‘Egypt Independent, Mai Abdel Allah e mendoi krijimin e statujës  së tij në vitin 2016 dhe e përfundoi veprën e tij për një muaj. Në realizimin e statujës, Allah iu frymëzua nga mënyra e festimit të Salah pas cdo goli të shënuar.

Nuk vonoi shumë dhe imazhi i statujës së Salah filloi të bëjë xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk munguan memet e ndryshme ku bëheshin edhe krahasime të ndryshme mes të cilave ishte edhe ajo me bustin aq të kritikuar për Kristiano Ronaldon.

Mohamed Salah në Egjipt dhe në zgjedhjet e fundit presidenciale arriti të marrë 1 milionë vota, që sigurisht u anulian. sulmuesi i Liverpulit ishte një prej finalistëve për cmimin e FIFA The Best 2018 dhe është në garë për Topin e Artë.

sfidanti.al