Nëse në aspektin sportiv, po përjeton momente krize, në atë ekonomik nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Realin e Madridit. Asambleja e përgjithshme e klubit merenges ka miratuar bilancin financiar të tij për sezonin 2017/2018 ku regjistrohen të ardhura prej 751 milionë Euro, shifër kjo që është 11% më e lartë se ajo e sezonit të mëpatshëm. Aspekti komercial i klubit është përmirësuar me 16% me 297 milionë.
Ndërkaq Reali i Madridit po përgatitet që të sigurojë një shifër rekord të ardhurash nga kontrata me sponsorin e tij teknik, Adidas. ‘Los Blancos’ pritet që të firmosin me kompaninë e njohur gjermane të veshjeve sportive një megakontrate që do t’i mundësojë Realit të Madridit arkëtimin e 1.1 miliardë Eurove në 10 vitet e ardhshme, shifër që përbën një rekord të ri përsa i përket kësajfushe. Me këtë kontratë të re, Reali i Madridit bëhet skuadra me fanelën më të shtrenjtë jo vetëm për futbollin, por për të gjithë sportin në përgjithësi.
Me kontratën e re, Reali i madridit do të përfitojë cdo vit 110 milionë euro, shifër kjo që mund të shkojë deri në 150 milionë Euro duke marrë parasysh edhe variabla të tjerë të marketingut.
sfidanti.al