Është e nevojshne që të riishihet sistemi aktual i penalizimit dhe aplikimi i sanksioneve më të ashpra dhe të njëjta për të gjithë, për të eliminuar sjelljet e papërgjegjshme gjatë garave të Formula 1. kjo është ideja e hedhur nga Kimi Raikkonen në një intervistë për ‘autosport’.
‘Ndonjëherë më duket se penalitetet jepen krejt rastësisht-tha Raikonen-për disa episode në gara ato vendosin në një mënyrë dhe në garën tjetrën kanë efektin e kundërt’.
Sipas Raikonen, mungesa e uniformitetit është një prej faktorëve që ka sjellë edhe disa prej sjelljeve jo të përgjegjshme. ‘Nëse stjuardët so të ishin më të ashpër në disa momente nuk do të ishte e nevojshme që të përdorej sistemi që ëëahtë aktualisht në fuqi dhe që është shumë kompleks.-vijoi Raikonen-mjafton të jesh i ashpër atëherë kur duhet dhe jo të japësh penalitete të vogla herë pas here dhe disa gjëra nuk do të shiheshin më në pistë’.
sfidanti.al