Lazio viziton Aushvicin: Një përgjigje ndaj polemikave

Përfaqësues të Lazios kanë bërë një vizitë në kampin famëkeq nazist të Aushvicit në Poloni. Zëdhënësi i klubit roma, Arturo Diaconale konfirmoi gjithcka duke deklaruar se kjo lëvizje ishte një përgjigje ndaj polemikave. Diaconale theksoi se bashkë me të në këtë udhëtim ishin të pranishëm edhe Anxhelo Peruci dhe 3 futbollistë nga akademia e të rinjve të Lazios.

‘Ishte një pjesë e parë e vizitës shumë domëthënëse-tha diaconale-ky është një impenjim i marrë nga presidenti Lotito vitin e kaluar. Ne e respektuam dhe duam t’i shkojmë deri në fund sepse Lazio ka vlera të tilla si besnikëria, sportiviteti, por edhe ato njerëzore që janë të rëndësishme e thelbësore. lazio është themëluar në vitin 1900 mbi bazën e vlerave olimpike dhe në fakt uniforma e skuadrës është bardhë e kaltër, që janë ngjyrat e Greqisë, vend ku janë zhvilluar Lojërat e para Olimpike. Ne erdhëm këtu për t’iu përgjigjur polemikave dhe deklaratave të presidentit të një klubi gjerman që i përkufizoi tifozët e Lazios të ekstremit të djathtë dhe neonazistë. Cdokush është i lirë të ketë idete ë ri dhe ne respektojmë mendimet e të tjerëve, por të identifikosh të gjithë tifozerinë e Lazios me një grup të vogël ekstremistësh është një mënyrë kriminalizilmi dhe e padrejtë’.

sfidanti.al