Liverpuli në Beograd pa Shaqirin; shkak frika e incidenteve

Liverpuli do të udhëtojë në mesjavë drejt Beogradit për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj Crvena Zvezdës por në fushën e lojës nuk do të jetë Xherdan Shaqiri. trajneri Jurgen klop ka vendosur të lërë futbollistin me origjinë shqiptare jashtë skuadre për këtë përballje nga frika e kërcënimeve dhe incidenteve që mund të shpërthejnë në kryeqytetin serb, i bindur se Shaqiri do ta mirëkuptojë atë.

‘I kemi lexuar të gjitha spekulimet për rastin e Shaqirit, për pritjen që iu rezervua dhe nuk duam shpërqendrime-tha Klop.-Nuk kemo asnjë mesazh politik, nuk duam shpërqendrime sepse futbolli është i rëndësishëm. Xherdani është futbollisti ynë, e duam dhe do të luajë me ne shumë ndeshje të tjera, por jo të martën’.

Gjatë botërorit të Rusisë, Shaqiri shkakroi shumë polemika për festimin e golit ndaj Serbisë duke bërë gjestin e shqiponjës, simbolit të flamurit shqiptar dhe në atë rast FIFA e gjobiti futbollistin. vetëm pak kohë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Tercic kishte bërë paralajmërimin e tij për pritjen që do t’i bëhej Shaqirit kur të vinte në Beograd me Liverpulin. ‘Besoj se Shaqiri do të jetë nën një presion të madh psikologjik. ai e di ku do të luajë, e di që Crvena Zvezda është simboli i Serbisë dhe e njeh ‘Marakananë’-u shpreh Tercic.

sfidanti.al