Vizitën mjekësore e kaloi me sukses ditën e djeshme, ndërsa sot ishte ajo e firmës. Nga Interi lajmet janë shumë të mira pasi Kristjan Asllani firmosi kontratën 5-vjeçare me Interin me rrogë fillestare 800 000 euro në sezon (plus shpërblimet), për të arritur në 1.5 milionë deri në fund. Empoli lajmëron se ka arritur akordin me zikaltërit, besohet për 14 milionë euro që do të paguhen në dy faza si dhe do të ketë një lojtar të huazuar. Mesfushori 20-vjeçar i kombëtares shqiptare do të luftojë për vendin në formacion ndërsa sfida pritet e ashpër sepse konsiderohet si “zëvendësuesi” i Brozoviçit.
Sfidanti.al