Argjentina me skenarin “Kuman”, Mesi ka probleme në gju!

Në Spanjë, trajnerin e Barcelonës e lavdëruan se ndoshta gjeti mënyrën më të mirë që edhe një superyll me dëmtime të jetë vendimtar dhe të fitojë ndeshje. E patë vetë sesi Lionel Mesi hyri në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Betisit dhe ndryshoi lojën e katalanasve në fitoren 5-2. Një Mesi me probleme fizike duket se është më mirë të hyjë në pjesën e dytë, kur kundërshtari është i lodhur, dhe t’i fitojë më lehtë ndeshjet me klasin e tij.

Ndoshta, edhe trajneri i Argjentinës, Skaloni, mund të ketë në mendje po këtë skenar të Kumanit për ndeshjen e kombëtares ndaj Paraguajit në eleminatoret e Kupës së Botës. Mesi ka shqetësime në gju dhe trajneri duhet të vendosë se çfarë të bëjë. Mediat shkruajnë se Paraguaj është preokupimi më i madh, ndërsa në Peru do të varet shumëçka nga rezultati i ndeshjes së parë.

Sfidanti.al