Shqipëria mund 2-1 Kosovën në “vëllazëroren” e Elbasanit, shënojnë Balaj e Uzuni!

Shqipëria luajti sot ndeshjen miqësore ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, ndërsa përgatitet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë u konsiderua si një përballje vëllazërore mes dy ekipeve shqiptarë, ndërsa kombëtarja kuqezi shënoi në pjesën e parë me anë të Bekim Balës në minutën e 31-të, pas topit të marrë nga Uzuni.

Të dy trajnerët bënë shumë zëvendësime pas pushimit, ndërsa Shqipëria shënoi edhe golin e dytë me anë të Uzunit në minutën e 65-të. Kosova u përgjigj në minutat e fundit kur sulmuesi Vedat Muriqi realizoi me penallti.

Trajneri Edi Reja hodhi në fushë shumë lojtarë të rinj për shkak të mungesave, por edhe për të ruajtur forcat për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Të dielën, në 15 nëntor, kombëtarja luan ndaj Kazakistanit, ndërsa në 18 nëntor do të jetë përballë Bjellorusisë, me të dyja ndeshjet që do të zhvillohen në “Arenën Air Albania”.

Sfidanti.al