Quhet Sofya Zhuk dhe ishte një prej tenisteve më premtuese në WTA. Në vitin 2015, kur ishte 15 vjec fitoi turneun e Wimbledon për të rinj. Disa filluan ta krahasojnë me Maria Sharapovën, por dëmtimet bënë që rusja të ndërpriste karrierën e saj sportive.
‘Pësova dëmtime të rënda në vitet e fundit dhe vendosa që ta lë trupin tim pushim për disa vjet-shkruante Sofya Zhuk në profilin e saj në Instagram. Rusja u desh të linte tenisin për problemet në shpatull dhe tani ajo vendosi t’i dedikohet modelingut.
Me rreth 60 mijë ndjekës në Instagram, Zhuk poston foto në bikini nga sesionet e saj fotografike. Përpara disa javësh ajo postoi një foto topless dhe në deklaratat e fundit të saj zbuloi se kishte marrë komente shumë agresive.
‘Nuk e kuptova se cili ishte problemi-tha Zhuk për RT-postova një foto dhe cfarë pastaj? Kur publikoj dicka nuk është se jap ndonjë mesazh. Postoj vetëm një foto që më pëlqen. Kur postova atë foto mora një ortek komentesh. Zakonisht nuk më besdisin, por këtë herë kishte shumë agresivitet. Besoj se njerëzit nuk mund të pranojnë se kam gjetur veten jashtë tenisit që mund të jetoj e lumtur pa sport dhe të mos bie në depresion’.
Sfidanti.al