Rapinoe kundër Manchester United: Është një turp

Futbollistja e përfaqësueses amerikane Megan Rapinoe  e përkufizoi Manchester United si një turp të madh për shkak se klubi anglez mori shumë kohë për të formuar një skuadër të futbollit të femrave. Manchester United e krijoi skuadrën e tij të femrave në 2018  dhe në sezonin e saj të parë, ky ekip i drejtuar nga Casey Stoney arriti të ngjitet në Superligën e futbollit të femrave.

Në sezonin aktual, Manchester United i femrave është në vendet e para të klasifikimit në WSL pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.

‘Mendoj se futbolli I femrave në Angli është njësoj si në SHBA, është shumë prapa në lidhje me atë që na u desh të kalonim për mungesë të investimeve-shkruante në një artikull për BBC, Rapinoe-Jemi në 2020. Sa kohë ka që ekziston Premier League? Sinqerisht është një turp’.

Disa prej lojtareve të skuadrës amerikane u janë bashkuar ekipeve të WSL si Tobin Heath dhe Christen Press që kanë kaluar te Manchester United, Rose Lavelle dhe Sam Mewis te Manchester City dhe Alex Morgan te Tottenhami

Sfidanti.al