Kristiano Ronaldo ishte i pari. Më pas një tjetër yll i futbollit botëror si Karim Benzema ndoqi të njëjtën rrugë. Të dy bashkë “shkelmuan dyert” e asaj që duket se është kthyer në një parajsë financiare për të gjithë futbollistët. Sheikët e Arabisë Saudite, ose më saktë vetë kurora mbretërore që me atë në fondit të investimeve kontrollon katër klubet kryesorë në vend kanë tronditur merkaton e futbollit. Ofertat dhe kontratat marramendëse kanë bërë që shumë lojtarë të tundohen dhe të braktisin skenën e madhe të futbollit për paratë e naftës.
Kante. Kulibali dhe së fundmi Brozoviç kanë pranuar të transferohen në kampionatin saudit. Por të tjerë kanë valixhet gati dhe pritet të ndryshojnë kontinet. i pari në radhë është Roberto Firmino. Sulmuesi brazilian ka mbyllur kontratën me Liverpulin dhe është vetëm një firmë larg Al Ahli. Ndërkohë, sheikët kanë vendosur në shenjestër edhe dy emra të tjerë të mëdhenj të futbollit si Mohamed Salah dhe Bernardo Silva. Por deri tani, si sulmuesi egjiptian ashtu edhe mesfushori portugez po i rezistojnë tundimit.
Sfidanti.al