“Operacion Fshesë” edhe tek Totenhemi, pritet të largohen 10 futbollistë

Trajneri Ange Posteçoglu duket se ka ardhur me “kosën” në dorë. Kështu ndodh shpesh në futboll kur ndryshohet njeriu në stol dhe nga Totenhemi do të largohen të paktën 10 lojtarë. “Deili Meil” shkruan se tekniku i ri ka plane të tjera nga ata që kishte Antonio Konte dhe emra të njohur mund t’u bëjnë vend të rinjve. Kapiteni dhe portieri Joris, Uinks, Perishiç, Dejvidson Sançez dhe Regijon janë disa prej tyre, ku spikat sidomos Joris që ka 11 vjet në Londrën e Veriut. Tifozët, ndërkaq, luten që Harri Kejn të mos largohet.

Sfidanti.al