Jo gjithnjë sporti është diçka e bukur dhe që bashkon. Shpesh protagonistët e tij kthehen në problematikë, siç ndodhi me Romelu Lukakun në Los Anxhelos, apo së fundmi me futbollisten amerikane, Aleks Morgan. Vajza 28-vjeçare, së bashku me dy shokë të saj futbollistë, u bë e padurueshme në Disnej Lendin në Orlando, SHBA. Ajo u ndodh në pavionin britanik ku u përplas me njerëz të tjerë, siç duket nën efektin e 8 orë “stazhi” me pije alkoolike.
Morgan ishte së bashku me dy lojtarë, Xhils Barns dhe Doni Toja, të cilët po ashtu u nxorrën jashtë vendit të argëtimit dhe u shoqëruan nga policia. Gjëra që ndodhi në fund të fundit, edhe pse një person që bëhet xurxull për 8 orë nuk të lë aspak përshtypje të mirë, qoftë edhe futbolliste e njohur.
Sfidanti.al