Ngrihen dyshime për të ardhmen e Fernando Alonsos. Piloti spanjoll vazhdon të hasë vështirësi me McLarenin e tij dhe duket sikur ai po e humbet durimin. Së fundmi është folur shumë për atë cfarë do të bëjë Alonso në karrierën e tij me 35 vjeçarin që nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Ferrari. ‘Ky është viti im i fundit i kontratës me McLaren-tha Alonso-pak më vonë do të bëj vlerësime nëse do të kërkoj apo jo stimuj të rinj jashtë botës së Formula 1. Rikthimi te Ferrari? Jam i hapur për cdo lloj zgjidhje’. Ndërkaq, Fernando Alonso ka nisur edhe përgatitjet për garën e ‘Indianapolis 500’ që do të zhvillohet në 28 maj në një ditë me garën e Monte Carlos në Formula 1.
sfidanti.al