Alkarazi, adoleshenti i parë që mund Nadalin; tani përballë Gjokoviçit

“Është e qartë diferenca, – tha legjenda spanjolle, – ai është 19 vjeç, ndërsa unë gati 36”. E tillë ishte përballja në Turneun e Hapur të Madridit mes dy yjeve spanjollë, të madhit Rafael Nadal dhe shpresës së re të tenisit iberik, Karlos Alkaraz. Djaloshi i ri pati probleme dëmtimi në kavilje gjatë ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e mjekëve, por përfundimisht ia doli 2-1 me sete: 6-1, 1-6, 6-3. Ishte një fitore e pabesueshme sipas mediave, sepse Nadali është rekordmen i Grand Slemeve me 21 (ndaj 20 të Federerit e Gjokoviçit), por gjithsesi Alkarazi prej kohësh cilësohet si pasardhës i tij. Spanjolli i ri do të provojë veten në gjysmëfinalen e sotme ndaj numrit 1 të botës, Novak Gjokoviç, në orën 16:00.

Sfidanti.al