Inzagi: Do t’u tregoj lojtarëve videon e 25 minutave të para të ndeshjes!

Të mërkurën e 9 majit do të luhet një përballje tepër e rëndësishme, që mund të japë trofeun e vetëm për këtë sezon, Kupën e Italisë. Interi nuk po shkon në mënyrën më të mirë në këtë duel ndaj Juventusit në stadiumin “Olimpiko” të Romës, pasi ndaj Empolit u shpenzuan shumë më tepër energji sesa ishte parashikuar. Trajneri Simone Inzagi ishte i pakënaqur për fillimin e ndeshjes së Serisë A në “San Siro”, edhe pse lavdëroi reagimin. “Do t’u tregoj djemve 25 minutat e para, – tha tekniku, – sepse luajtëm me shumë nxitim, ndërsa duhej të kishim qenë më të rregullt, sidomos pa top. E paguam shtrenjtë dëshirën për të shënuar sa më shpejt. Gjithsesi, e dija se ekipi do të reagonte dhe prova e karakterit ishte e madhe. Një fitore që do të na japë benzinë dhe besim për ndeshjet e tjera”.

Sfidanti.al