Aleish Vidal duket sikur imiton Kristianon, në festën e Barçës

Nuk mund të thuhet me siguri, por pyetja padyshim që mund të bëhet. Mos vallë Aleish Vidal imitoi Kristiano Ronaldon në mënyrën sesi pozoi në foton festive të Barcelonës në dhomën e zhveshjes në “Santiago Bernabeu”. Vidal “fryu” trupin dhe hapi krahët anash, njëlloj siç bën Ronaldo kur shënon golat e tij për Realin apo Portugalinë. Ndoshta, kjo pyetje nuk do të marrë kurrë përgjigje, por gjithsesi Vidal e bëri gjestin e tij dhe pati të drejtë ta bënte. Ai shënoi golin e tretë dhe të fundit në “El Klasiko”, në një nga fitoret më të mëdha të barcelonizmit në fushën e Realit.

Sfidanti.al