Kur vijnë Krishtlindjet padyshim mendja të shkon te dhuratat. Tashmë në Botërorin e Formula 1 duket sikur është bërë një traditë që pilotët t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit kjo sipas një sistemi të përcaktuar me short. Nuk kanë munguar ironitë dhe humori në momentin e dorëzimit të këtyre dhuratave nga këta pilotë, sic është rasti i Hamilton, të cilit i takoi të urojë Masën të tërhequr nga Formula 1. Në këtë pikë britaniku bëri një dhuratë të tillë që ngacmonte brazilianin duke vënë në pakon e tij një palë pantofla një llullë dhe një libër me këshilla se cfarë duhet të bëjë në pension, një dhuratë që u prit me humor nga Masa. Po kaq ironike ishte dhe dhurata e Okon për Lens Stroll që ishte një majmun pellushi me një banane. Në krahun tjetër, Okon mori si dhuratë nga Verlajn një kapele në formën e Panterës Rozë ashtui sic është ngjyra e makinës së ai drejton Force India
Sukses më vete patën edhe dhuratat me temë kulinarinë. Groszhan preferoi që t’i bëjë dhuratë Brendon hartli të toro Rosos një libër të publikuar prej tij me receta të ndryshme gatimi, ndërsa Vandorn pati fatin të merrte në duar një makineri për priodhimin e Uafëllsave, ëmbëlsira tipike belge. nuk mpërjashtohet nga kjo kategori Daniel Riçardo t cilit si dhuratë i ra për pjesë një pako makaronash 3 ngjyrëshe, kjo për faktin e australiani ka një admirim të vecantë për Italinë. Po Ricciardo vetë kujt i bëri dhuratë? Fernando Alonsos, një palë corape shumëngjyrëshe.
sfidanti.al