Hames Rodrigez shreson që të qëndrojë te Bajerni i Mynihut edhe përtej vitit 2019. Futbollisti është dhënë te skuadra bavareze në formë huazimi nga Reali i Madridit, por kolumbiani duket se po ndihet kaq mirë në Mynih sa nuk dëshiron më të largohet prej aty, gjë që e ka konfirmuar në një intervistë për median gjermane
‘Bayerni i Mynihut është një klub fantastik-tha Hames Rodrigez-për këtë arsye e imagjinoj veten duke luajtur këtu edhe për shumë vite të tjerë. Është në të njëjtin nivel me Realin e Madridit.Bayerni i Mynihut gjithnjë lufton për të fituar tituj dhe është mësuar me sukseset.
Në të njëjtën kohë, Rodrigez tregoi edhe se si u përshtat me qytetin e Mynihut.
‘Më pëlqen shumë Mynihu. Bën pak ftohtë, por unë jam përshtatur mire.Këtu po jetoj një jetë të re, Mynihu është një qytet fantastik-theksoi Hames Rodrigez në intervistën e tij.
sfidanti.al