Alegri mund të jetë i dyti në renditje, por nuk fiton me të mëdhenjtë!

Humbja me Lacion tregoi edhe një herë se Juventusi i këtij sezoni nuk mund t’ia dalë me ata që i cilëson rivalë direktë. Me lacialët ka ndarë pikët, dhe nuk është aq keq, por me Romën ka marrë vetëm 1 pikë, ndërsa me Napolin asnjë. Me Milanin ka humbur në “San Siro”, ndërsa me Atalantën ka barazuar në Torino. Gjithsesi, “macja e zezë” mbetet Monza që i ka marrë 6 pikë torinezëve.

Sfidanti.al