Ai do të jetë një nga trajnerët më të paguar në Premier Ligë, bashkë me Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopin, por për klubin londinez dhe për tifozë suksesi në këtë moment vlen më shumë se paratë. Totenhemi u hodh menjëherë në sulm për Antonio Konten, me të të shkarkuar Nunjo Espirito Santon, dhe pritet që italiani të nisë punën që nesër paradite. Një rrogë prej 15.5 milionë paundë stërlinash është programuar për 52-vjeçarin, i cili ndryshoi mendje. Në verë, Konte e hodhi poshtë Totenhemin, me gjasë sepse shpresonte për një detyrë tjetër, madje u fol se mund të shkonte tek Mançester Junajtidi, por tani ka vendosur të provojë një sfidë të vështirë. Nëse ia del me Totenhemin, do të ishte sukses edhe më i madh sesa me Çelsin. Konte njihet si trajner që fiton titullin kudo ku shkon, siç bëri me Juventusin, Çelsin dhe Interin. Me Spërsat fillimisht duhet të luftojë për kualifikimin në Champions, pasi ndodhet në vend të 8-të, 5 pikë larg katërshes së parë. Vetëm sezonin e ardhshëm mund të mendohet për diçka tjetër.
Sfidanti.al