Ariedo Braida, ish-drejtuesi i lartë kuqezi, tha nja dy javë më parë se “ata do ta fitojnë titullin”, dhe “ata” ishin futbollistët e Milanit. Jo më kot skuadra e trajnerit Stefano Pioli është në krye të renditjes së bashku me Napolin e Luçiano Spaletit, ndërsa drejtori milanist, Paolo Maldini tregon sesi u arrit rikthimi i skuadrës në majat e Serisë A. “Nuk ishte e lehtë që t’I dilnim dhe jemi ende në rrugë e sipër, nuk ia kemi dalë plotësisht, – thotë legjenda e fushës, – Pioli është njeri më i rëndësishëm në këtë projekt, edhe pse Ibrahimoviç është vendimtar në fushë dhe jashtë saj. Jemi detyruar të marrim disa vendime të rrezikshme për lojtarë që premtonin, por që nuk ishin gati. Teo Hernandez, Brahim Diaz, Tonali. Ne e dinim se ishte çështje kohe, por rrezikuam. Mentaliteti ynë ka qenë i tillë që kemi kaluar edhe problemet me dëmtimet duke marrë rezultate”.
Sfidanti.al