Jo vetëm është prapa tyre, por është edhe prapa dy legjendave të tjera si Lionel Mesi dhe Gerd Myler. Zllatan Ibrahimoviç vërtet mbërriti një “gur kilometrik” në karrierën e tij, 400 golat nëpër kampionate në karrierë, por sërish nuk besohet se do t’i arrijë ata që janë më lart. Pa futur në llogari legjendarin çek, Jozef Bican, ka të tjerë që nuk e lejojnë Ibrën të ngjitet drejt majës, edhe pse ka realizuar shumë në Suedi, Holandë, Itali, Spanjë, Angli e Francë.
Legjenda braziliane, Pele, ka Pele ka 569 gola në kampionatet në Brazil, Ferenc Pushkash ka 514 gola në 530 ndeshje në kampionate në Hungari e në Spanjë. Pas tyre vjen Kristiano Ronaldo me 483 gola në Portugali, Angli, Spanjë dhe Itali, ndërsa rivali i tij i madh, Lionel Mesi e ndjek nga fare pranë me 474 gola me Barcelonën në Spanjë. Legjenda gjermane, Gerd Myler, ka 436 gola me Bajernin dhe në SHBA.
Sfidanti.al