Askush si Ajaksi, 81 lojtarë në 31 ligat kryesore në Europë

Një studim i Observatorit të Futbollit (CIES) e kurorëzon klubin e madh të Holandës si një shembull për t’u ndjekur dhe si më i suksesshmi në kontinent përsa i përket akademisë së futbollit. Statistikat thonë se Ajaksi i Amsterdamit ka plot 81 lojtarë në 31 ligat kryesore në Europë, që nga Anglia e deri në shtete më të vegjël, duke siguruar të ardhura të rëndësishme e duke qenë një “markë” e madhe. Shahtari i Donjeckut ka 75 lojtarë në liga të tilla duke qenë pas holandezëve, ndërsa me radhë vijnë, Sportingu i Lisbonës me 70, po aq sa Dinamo e Zagrebit dhe Dinamo e Kievit, Partizani i Beogradit ka 69, Reali i Madridit 62, Benfika 60, Sparta e Pragës 58 dhe Barcelona me akademinë e famshme “La Masia” ka 57. Po ashtu Ajaksi kryeson atë që quhet indeksi i trajnimi (numri i lojtarëve në krahasim me nivelin e punonjësve të trajningut, nivelin e punësimit dhe moshën e lojtarëve. Ajaksi e ka indeksin 102, Sportingu 92, Reali 81, Dinamo Zagreb 78, Barcelona 76, Benfika 76.

Sfidanti.al