Çfarë po ndodh mes Paris SG dhe Sergio Ramosit?!

A mundet që një lojtar i tillë të marrë fund në këtë mënyrë? Ende nuk është thënë fjala e fundit, por Sergio Ramos nuk i ka punët mirë tek Paris SG, ndërsa dëmtimet dhe mosha po e pengojnë në një ekip ku konkurrenca është rritur. Ramosi pati dëmtim 3 muaj më parë, por që nga ajo kohë ai nuk është në dispozicion të trajnerit Maurisio Poçetino. Ndeshja e fundit e qendërmbrojtësit ishte në 5 maj në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Çelsit, ndërsa drejtuesit e PSG-së po mendojnë ta përfundojnë kontratën e tij, të paktën siç informojnë mediat pariziene. Gjithçka do të shihet në javët në vazhdim, nëse Ramosi 35-vjeçar do t’i kalojë problemet dhe do të mundë të jetë pjesë e skuadrës së Poçetinos.

Sfidanti.al