Dikur, në mesin e viteve 70-të, u luajt ndeshja e famshme e boksit mes Muhamed Aliut dhe Xhorxh Foremanit në stadiumin e Kinshasës në Zaire të Afrikës. Ajo sfidë u quajt “Përleshja në Xhungël” dhe u fitua nga Aliu në raundin e 8-të me nokaut, ndërsa sot po flitet e po parashikohet një “Përleshje në Shkretëtirë” mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Kjo mund të ndodhë nëse argjentinasi braktis Paris SG (vështirë të ndodhë deri në 2024) kundrejt një rroge që thuhet se do të arrinte në mbi 275 milionë euro në sezon, pra duke kaluar pagën e Ronaldos tek Al Nasri prej 200 milionë eurosh në vit. Sipas mediave, Mesin e do rivali i Al Nasrit, Al Hilali.
Sfidanti.al