Sokol Cikalleshi nis “huqin e golave” në Arabinë Saudite

Në pritje të Kristiano Ronaldos, tifozët shqiptarë kanë çfarë shohin në kampionatin e Lindjes së Mesme. Lojtari ynë i preferuar është Sokol Cikalleshi i cili shënoi golin e tij të dytë në ligën profesioniste të Arabisë Saudite. Ekipi i tij, Al Halej, fitoi 3-2 ndaj Al Uedasë dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi rrjetën e parë. Tashmë janë dy gola të realizuar nga kavajasi 32-vjeçar, ndërsa javën e kaluar ai shërbeu asistin në suksesin 1-0 ndaj Al Taeuonit.

Sfidanti.al