“Yjet e këputur” të Botërorit, një listë e gjatë me “kapiten” Sergio Ramosin

Nëse rreshtohen në fushë formojnë një skuadër vërtet të frikshme. Shumë futbollistë do ta humbasin Kupën e Botës në Katar për shkak të dëmtimeve, por edhe të moshës apo të zgjedhjeve teknike të trajnerëve. Në fund të fundit, çdo kombëtare mund të marrë në Botëror vetëm 26 lojtarë! Në krye të këtyre “yjeve të këputur” është Sergio Ramosi, qendërmbrojtësi legjendar i Spanjës dhe i Realit të Madridit, që po e tregon veten sërish tek Paris SG, por që u la jashtë listës së Spanjës nga trajneri Luis Enrike. Bashkë me të ka emra të tjerë si Pol Pogba i dëmtuar, De Gea i lënë jashtë, Firmino, Kutinjo, Risi Xhejms, Verner apo Zhota.

Sfidanti.al