Tifozët e të kuqve me të vërtetë janë të habitur e padyshim të shqetësuar. Skuadra e tyre e zemrës mori dy “mandata” nga shorti këto ditë, fillimisht në Champions e më pas në Kupën e Ligës (Karabao). Në Europë, Liverpuli do të përballet me Realin e Madridit që në turin e dytë, pra nënkampionët me kampionët në fuqi, që do të thotë përsëritje e finales së kaluar. Në Kupën e Ligës, shorti e dërgoi ekipin e trajnerit Jurgen Klop në fushën e Mançester Sitit. Përballje më e vështirë nuk mund të bëhej, ndërsa ishte mungesë fati sepse në vazo kishte ekipe shumë më të lehtë, me Arsenalin apo Çelsin të eliminuar. Ndeshjet do të luhen në 20-21 dhjetor, vetëm pak ditë pas finales së Botërorit që do të jetë në 18.
Sfidanti.al