Ia kishte thënë edhe Ivan Balliu, Reali ka një problem me Vinisiusin

Sulmuesi brazilian është padyshim njëri nga më të talentuarit e botës dhe e ndihmoi ekipin që të fitonte mbrëmë e të mos shkëputej nga Barcelona që kryeson La Ligën. Vinisiusi është ç’ekulibruesi i kundërshtarëve, siç bëri ndaj Kadisit në fitoren 2-1 me golat e shënuar nga të tjerët, por edhe vetë sulmuesi duket se po dezekulibrohet. E përditshmja “Marka” shkruan se Reali ka një problem me Vinisiusin sepse provokohet lehtë, dhe e humb shpejt qetësinë. Tashmë, rivalët as nuk përpiqen thjesht ta ofendojnë apo ta paralajmërojnë, por e godasin direkt. “Marka” merr shembull rastin e mbrojtësit kuqezi, Ivan Balliu, që përdori “marifete” ndaj brazilianit dhe në fund i tha “kujdes, se ke Botërorin përpara”. Gjithsesi, këtë herë gjithçka u zgjidh me karton të verdhë, jo të kuq, ndërsa Reali ka 35 pikë ndaj 37 të Barçës.

Sfidanti.al