Për momentin, rekordmenët e titujve janë ende larg, 10 pikë poshtë kryesuesve. Gjithsesi, fitorja “me shpirt ndër dhëmbë” në Veronë bëri që mediat italiane të nxirrnin përfundimin se po kthehet Juventusi i përhershëm i Masimiliano Alegri, i shëmtuar në lojë, por fitues. Në pesë ndeshjet e fundit, “zebrat” nuk kanë pësuar gol dhe kanë marrë maksimumin e pikëve. Tashmë, Juvja është vetëm 2 pikë larg Milanit e Lacios që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë, diçka e paimagjinueshme pak javë më parë. Torinezët patën edhe fat, sepse Verona pretendoi dy herë për penallti, ndërsa vendosi Kean. “Pashë një ekip në rritje përsa i përket leximit të ndeshjes”, – thotë Alegri, ndërsa “La Gazeta delo Sport” parashikon që Juvja do të jetë anti-Napoli pas Botërorit.
Sfidanti.al