Cili i cakton trajnerët e Kombëtares, presidenti Duka apo shef Rama?

Vërtet, cili i cakton trajnerët e Kombëtares , presidenti Duka apo kryeministri Rama? Tek Shvejku thuhej se të gjitha rrugët të çonin në Bugjejovice, kurse për të shkuar tek stoli i Kombëtares kuqezi, “bugjejovica” jonë është… Kryeministria. Do takosh më parë Ramën , më pas presidentin Duka. Këtë ritual ndoqi “babaxhani” me 77 vitet e tij, Edi Reja, dhe skenari u përsërit edhe keto ditë, me kandidatin për trajner të Kombëtares, Esteban Kambiaso.

Cili mik i kryeministrit po na “paketon” trajnerët e Kombëtares? Mirë trajnerët, por edhe kur zbarkojnë nga bota supershefat e topit, bekohen më parë nga shef Rama, pastaj mbërrijnë tek “pularia e topit” që ka ngritur zoti Duka. Kështu ndodhi me Ceferinin e UEFA-s, po ashtu edhe me Infantinon e FIFA-s…

Madje ky i fundit, Infantino, shefi planetar i futbollit, kur erdhi në Tiranë, sapo takoi Ramën,në një moment fatlum, pa sytë e tij se si Duka “lëpinte”me dorë xhaketën e kryeminstrit. Ata që janë stërvitur për të lexuar gjuhën e trupit apo të gjesteve, thanë se në bursën e pushteteve, një e fshirë xhakete konvertohet me 4 vite në fron. Dëgjuam edhe batuta të tjera, plot sharm dhe shpoti, por askush nuk tha se shef Ramës, në listën hallemadhe që ka si kryefamiljar i vendit , u dashka të vras mendjen edhe për stolin kuqezi ! Dashtë zoti nuk e pyet presidenti Duka se si ta bëjmë skemën dhe edhe formacionin….

Sfidanti.al