Sulmuesi i kombëtares shqiptare hyri në fushë si zëvendësues për Sauthemptonin në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Koventrit. Ai ndihmoi ekipin që të shmangte turpërimin ndaj një rivali më poshtë në nivelin e kampionateve, duke asistuar golin për 2-1, veçse në fund të ndeshjes u shtri përtokë dhe pati nevojë për ndihmë që të ngrihej e të ecte. Ekzistoi frika se mos sulmuesi 20-vjeçar i kombëtares kishte ndonjë dëmtim të rëndë në gju, apo në ligamente, por më pas në rrjetet sociale pati informacione se ai nuk kishte dhimbje, dhe se kishte marrë vetëm një goditje.
Sfidanti.al