Klop: Sukseset e Salahut dhe Manesë në Afrikë do të ndihmojnë Liverpulin!

Është i detyruar t’i thotë këto fjalë tani, edhe pse në fund të fundit ka të drejtë. Jurgen Klop, trajner i Liverpulit, thekson se “heroizmat” e dy sulmuesve të tij, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, do të ndihmojnë të kuqtë këtë sezon, por edhe më pas. Salah e Mane do të jenë përballë sot në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, që do të diskutohet mes Egjiptit dhe Senegalit, e vetëm njëri prej tyre mund të dalë fitues. Gjithsesi, fakti që arritën deri në finale do të thotë shumë për Klopin. “Pashë shumë ndeshje, – tha gjermani, – Nabi (Keita) ishte lideri i Guinesë, Sadio ishte i tillë tek Senegali dhe Mohamedi ishte tek Egjipti. Gjithë kjo përvojë e djemve do të na ndihmojë edhe ne, padyshim. Nuk e di nëse efekti do të jetë pikërisht tani, por në aspektin afatgjatë, jam i sigurt”. Përpara sesa të niste Kupa e Afrikës, Klopi u ankua se largimi i lojtarëve do t’i prishte punë.

Sfidanti.al