Trajneri Masimiliano Alegri po e mendon dhe një arsye që mund ta hedhë në fushë “tridhëmbëshin” është fakti se Kuadrado nuk është në 100 për qind të formës. Atëherë, Juventusi mund të luajë sonte në orën 20:45 ndaj Veronës në Serinë A, duke pasur në repartin ofensiv pikërisht kapitenin Paulo Dibala, dhe sulmuesit e tjerë Alvaro Morata dhe Dushan Vlahoviç. Serbi 21-vjeçar po tregohet i fortë në stërvitje, duke i bindur të gjithë, ndërsa Alegri ka nevojë për golat e tij. Sfida në Torino është e rëndësishme sepse “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të mbetet prapa Atalantës në garën për vendin në Champions sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al