Thekson gjithë respektin që ka për trajnerin argjentinas, duke theksuar se ka fituar trofe dhe ka ndërtuar një ekip shumë të fortë si Atletiko, por shton se me stilin që luhet në “Uanda Metropolitano” nuk do të ishin dakord tifozët e Barcelonës. Ksavi Hernandez, trajneri i katalanasve, analizon kundërshtarin e sotëm në “Kamp Nou” në orën 16:15. “Nuk do të jetë kurrë stili i Barçës, – tha Ksavi, – nuk mendojs e tifozët do të na kuptonin e do të na pranonin që të kishim 11 veta në zonë duke mbrojtur portën. Nuk po them se nuk e vlerësoj si trajner të madh, pasi ka fituar shumë. Nuk është kritikë, është realiteti, nuk është stili ynë”.
Sfidanti.al