Në momentin e golit të dytë shënuar nga Olivie Zhiru, bëri një vrapim të tillë që kujtoi atë të Zhoze Murinjos në 2004 në “Old Traford”. Stefano Pioli ishte njeriu më i lumtur në botë kur Milani i tij përmbysi shifrat ndaj Interit në derbi, ndërsa më pas bëri një premtim. “Kur e pashë vrapimin tim më pas, qesha me veten, – tha ai, – në një moshë të caktuar, disa gjëra nuk bëhen. Tani do të rri një muaj pa tymosur cigare”. Pioli tashmë ka edhe më shumë besim, ndërsa e kishte deklaruar që para ndeshjes se fitorja do të jepte moral të madh. “Djemtë e mi nuk dorëzohen kurrë, – shprehet ai, – duhet të besojmë edhe më shumë. Kemi po aq pikë sa edhe vjet, ndërsa pengesat nuk kalohen vetëm nga ata që nuk besojnë. Kur fiton një derbi në fushën e Interit duhet të jesh shumë i lumtur, gjithsesi tani të mendojmë për Kupën e Italisë”.
Sfidanti.al