Kupa e Mbretit e Kampionëve në Arabi luajti natën e kaluar çerekfinalet e saj dhe ndeshja, e cila bëri më shumë “zhurmë” ishte ajo mes Al-Nassr të Ronaldos dhe Al-Etifaq të Henderson. Edhe pse nuk shënoi gol protagonist absolut ishte Cristiano Ronaldo, i cili me sjelljen e tij kaloi në plan të dytë edhe “heroin” e duelit, Sadio Mane.
Gjithçka nisi në fundin e pjesës të parë kur Taliska i dha avantazhin vendasve. Arbitri italian Piero Maca akordoi golin, por më pas VAR ndërhyri duke lënë shifrat në barazim pasi në aksion kishte marrë pjesë edhe Ronaldo, i cili ishte jashtë loje. Pak sekonda më pas Al-Nassr do të mbetej me një lojtar më pak pasi Taliska mori karton të kuq. Pas përfundimit të pjesës të parë Ronaldo u inkuadrua nga kamerat duke i bërë me shenjë zyrtarëve të garës që të zëvendësonin arbitrin. Gjesti aspak sportiv u vu re nga të gjithë ndërkohë që në pjesën e dytë portugezi do të bëhej përsëri protagonist me sjelljen e tij. Rivaliteti mes United dhe Liverpool mori “jetë” kur Ronaldo u kap edhe me Jordan Henderson.
sfidanti.al