Gaz Demi ( president i Partizanit): “ Thonë se unë dhe Safet Gjici hamë më shumë kokat e trajnerëve, por kjo nuk është e vërtetë. Safeti i heq vetë, kurse tek ne i largon …Starova”
Sinan Idrizi ( donator i Flamurtarit): “ Çifligari i futbollit ( flitet për presidentin Duka) do të flaës para dhe pas Erës së Re. Ky futboll nuk ka gojë por do të ulërinte..”
Adrian Takaj ( president i Skënderbeut): “ Nuk merret vesh se çfarë duan tifozët, njehërë na ngritën lart në qiell si heronjtë e Korçës, tani na tregojnë me gisht sikur kemi shenjën e turpit..”
Nesti Gjoka ( trajner i Kukësit): “ Ju betohem se nuk ka prapaskenë por vetëm skenë kur luajmë me Partizanin. Starovës si në garat me motora, ia marrë në kthesë..”
Mirel Josa ( trajner iTiranës): “ Nëse gjërat do të vareshin nga unë, atëhere që nuk do ta mendoja dy herë se Partizani nuk mund të luajë në stadiumin tonë “Selman Stërmasi”
Gentian Mezani ( trajner i Flamurtarit): “ Kështu janë punët në Shqipëri, sapo vërshejnë paratë ka edhe më shumë dashuri për Flamurtarin…”
Ditmar Bicaj ( futbollist i Vllaznisë): “ I kam thënë portjerit Agiviç se Salihi do ta gjuante në qëndër dhe ai nuk bëri gjë tjetër veçse më dëgjoi..”
Bujar Pregja ( specialist maviole): “ E keni gabim kur mendoni se FSHF ka vënë njerëzit e saj nëpër maviola! Kur ka kontakt ka penallti dhe mos më thoni se futbolli po behet si baleti”