Zvicerani i mbushi 40 vjeç përpara saj, ndërsa amerikania do ta bëjë festën në 26 shtator. Flasim për dy legjendat e mëdha të tenisit si Rozher Federer dhe Serena Uilliams, që po kalojnë një verë të vështirë. Pasi tenisti helvet lajmëroi se nuk do të merrte pjesë në US Open, këtë e bëri edhe Serena.
