Jannik Sinner përgatitet për turneun e Madridit, një turne që do ta shohë italianin si numrin një në mungesë të Novak Djokovic. Megjithatë, të qenurit numri një në këtë event nuk ndikon te italiani, i cili kërkoi edhe njëherë të shmangen krahasimet me serbin. Ndër të tjera, Sinner theksoi se objektivi parësor për të është medalja e artë në Lojërat Olimpike të Parisit. “Jam i lumtur që marr pjesë në Madrid, shpresoj të paraqes një tenis të bukur. Fakti që në këtë turne do ta luaj si numri një nuk përbën asnjë presion për mua, është thjesht një kënaqësi. Për mua nuk ndryshon asgjë, kam vuajtur gjithmonë në Madrid dhe të shohim si do të shkojë këtë sezon. Objektivat? Nëse më duhet të veçoj një objektiv parësor atëherë them Lojërat Olimpike. Pastaj sigurisht pas këtij turneu vjen Roma, turnetë Grand Slam. Por, Lojërat Olimpike janë diçka tjetër. Djokovic? Ju lutem mos më krahasoni me të, bëhet fjalë për një tenist që ka fituar më shumë se të gjithë”, u shpreh Sinner.
sfidanti.al