Tenisi, sporti 8-shekullor

Sporti i tenisit i ka fillesat që në shekullin e 12 në Francë ku fillimisht loja quhej “jeu de paume (“loja e palmave”)” ndërsa më pas u shtuan raketat, rrjeta, fushat me standarte dhe shkallët e për spektatorët dhe topat që njohim sot. Gjithsesi, në fillesat e veta ky sport nuk ishte kaq modern sa sot, ndërsa trajtat e sakta i mori pasi tenisi  bë sporti i famileve mbretërore në kontinentin europian. Palmat u zëvendësuan me raketa në shek. 16 ndërsa pas vitit 1830 tenisi filloi të bëhej një sport shumë popullor pasi u zhvendos në fusha me bar dhe në mbarë Europën u krijuan klube të ndryshme. Katër tunetë madhorë janë, Wimbledon (1877), U.S. Open (1881), French Open (1891), dhe Australian Open (1905). Një kompeticion tjetër i njohur por në rang kombëtaresh është edhe Davis Cup ose siç njihej përpara viteve 60, Fed Cup. Pas shekullit të 20 tenisi u bë një sport i aplikueshëm kryesisht nga shtresat e mesme dhe të larta ndërsa sporti modern i raketës njeh edhe dy sipërfaqe të tjera përvec barit që janë çimentoja dhe dheu i kuq. Bari ofron shpejtësi më të madhe në lojë ndërsa fushat me dhe të kuq janë më masivet në Europë dhe Amerikën e Jugut. Turneu i Wimbledon dhe drejtuesit e tij ndër vite të cilët kanë ndryshuar rregullat shpesh herë gjatë shekullit të fundit, janë bërë edhe lokomotiva e vërtetë e ndryshimeve në të gjithë sportin e tenisit që një pjesë ta madhe të historisë së tij e ka ndërtuar pikërisht në fushat në periferi të Londrës ku ka marrë jetë edhe turneu më i vjetër i planetit. Uellsiani  Walter Clopton Wingfield është njeriu më influent dhe ndoshta babai i tenisit modern pasi ai konsiderohet si figura kyce e tenisit që luhet edhe sot në çdo cep të globit.

sfidanti.al