Manchester City do të mësojë masën që do të merret kundër klubit për 115 shkeljet financiare që janë konstatuar në vitet e fundit. Lajmin e bëri të ditur ish-këshilltari i klubit, Stefan Borson, i cili pohoi se komisioni i pavarur që hetoi këto shkelje do të japë verdiktin e tij përpara datës 25 dhjetor. Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Borson pohoi se si City edhe Premier League nuk mund të fajësohen për zvarritjen e këtij vendimi. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se anëtarët e komisionit të ngritur për të nxjerrë të vërtetën në pah duhej që të paguheshin për tu marrë ekskluzivisht me këtë çështje.
sfidanti.al

