Ikona Franz Beckenbauer është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare duke trishtuar botën e futbollit ku ai ishte një nga emrat më të shquar, dhe padyshim duke trishtuar më shumë ata që ishin njerëzit e afërm të tij sidomos në fushën e lojës. Ndër të parët që ka reaguar pas këtij lajmi të kobshëm, ishte Lothar Matthaus, një prej “nxënësve” të tij. Ai ka shprehur keqardhjen për këtë lamtumirë të “Kaizerit”, nën drejtimin e të cilit ai kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1990.
“Tronditja është e thellë, edhe pse e dija që Franc nuk ishte mirë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për futbollin dhe për Gjermaninë në tërësi. Ai ishte një nga emrat tanë më të mëdhenj si një lojtar dhe trajner, por gjithashtu edhe jashtë fushës. Franc ishte një personalitet i jashtëzakonshëm jo vetëm në futboll dhe ai njihej botërisht. Të gjithë ata që e njihnin, e dinë se çfarë njeriu i madh dhe bujar ishte Fracn. Një mik i mirë na la. Unë do t’ia ndjej mungesën, të gjithë do ia ndjejmë mungesën”, u shpreh Mateus për “Bild” pak minuta pas publikimit të lajmit për ndarjen nga jeta të Bekenbauer.
sfidanti.al