Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore paraditen e kësaj të marte në“Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët.

