IFFHS: Sylvinho në mesin e trajnerëve më të mirë në botë

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka publikuar listën me emrat e 20 menaxherëve më të mirë të ekipeve përfaqësuese, ku pjesë e tyre është edhe Sylvinho. IFFHS ka publikuar në këtë fundvit edhe kësaj radhe listat me më të mirët e kategorive, ku ndër ta edhe për trajnerët e përfaqësuesve, ku zë vend edhe Sylvinho, i cili e kualifikoi Shqipërinë në Euro 2024. Trajneri brazilian është në mesin e 20 emrave të trajnerëve të shquar të përfaqësueseve, në listë me emra të mëdhenj si Didier Deschamps, Gareth Southgate, Roberto Martinez, Marcelo Bielsa dhe Lionel Scaloni. Në këtë listë janë edhe Luis de la Fuente, Steve Clarke, Domenico Tedesco, Marco Rossi, Fernando Batista, Felix Sanchez, Jaime Lozano, Thomas Christiansen, Gregg Berhalter, Hajime Moriyasu, Juergen Klinsmann, Rui Vitoria, Avram Grant de Chris Hughton.

sfidanti.al